Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fotoreporteri i VV-së ofron “dëshmi të reja për pafajësinë e studentëve të SKV-së”

Gerolld Nikoliqi, fotograf i Lëvizjes Vetëvendosje, ka prezantuar disa “dëshmi për pafajësinë e studentëve të SKV-së”, pasi policia e Kosovës ndërpreu festimet e tetëvjetorit të themelimit të kësaj organizate studentore.

Ai ka postuar në Facebook disa fotografi të cilat ka thënë se i ka postuar me vonesë për shkak se i ishte konfiskuar aparati. Sipas tij, konfiskimi ishte bërë me qëllimin e vetëm që t’i fshihen fotografitë “që dëshmojnë dhunën policore ndaj studentëve të pafajshëm, por falë softuerëve që i kthejnë ‘fajllat’ e humbur arrita t’i kthej edhe fotot të cilat i kishte fshirë policia”.

Nikoliqi ka thënë po ashtu policët kanë fyer dhe kërcënuar studentët edhe me revole vetëm për të eskaluar situatën.

“Është absurde se si disa policë kundrejt studentëve të pambrojtur herë pas here nxirrnin revolen në drejtim të tyre siç vërehet në foton ’29’ e tutje”, ka shkruar më tej ai.

SKV kërkon lirimin e aktivistëve të arrestuar në Parkun e Qytetit

Edhe Vuçiqi vlerëson forcën policore dhe bën thirrje për arrestime pas protestave në Beograd Rajon Vuçiqi vlerëson forcën policore dhe bën thirrje për arrestime pas protestave në Beograd

Ai po ashtu ka thënë se është gënjeshtër deklarata nga policia se kanë pranuar telefonata nga banorët se po ka ankesa për zhurmë dhe përdorim të substancave narkotike.

Më poshtë mund ta gjeni postimin e plotë të Nikoliqit dhe fotografitë e reja të postuara nga ai: