Forumi i Grave Shqiptare me qendër në Suedi, gjatë këtij viti ka ndihmuar ndërtimin e gjithsej 5 shtëpive të banimit për familje skamnore në disa rajone të Kosovës.
Ndër ato familje që ka përfituar edhe një familje nga fshati Brus i Komunës së Lipjanit, e cila ka dy fëmijë e aftësi të kufizuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë në Komunën e Lipjanit edhe disa shoqata të tjera kanë ndërtuar dhjetëra shtëpi për familjet skamnore, ndërkaq Komuna vazhdimisht i ka përkrahur ato sipas mundësive buxhetore, shkruan sot Koha Ditore.
Forumi i Grave Shqiptare është një ndër forumet më të mëdha që rreth vetes ka mbledhur qindra gra shqiptare gjithandej trojeve shqiptare dhe nëpër shtete perëndimore me qëllim që familjeve skamnore në Kosovë t’u dalin në ndihmë në forma të ndryshme.
Bukurie Berisha, përfaqësuese e këtij forumi për Kosovën, ka thënë se gjatë këtij viti kanë dorëzuar çelësat për 3 familje skamnore në Kosovë dhe dy të tilla janë në finalizim e sipër...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.