Përbërja e Komitetit për Komunitete në KK të Podujevës është miratuar në shpërputhje me Ligjin e ri të barazisë gjinore. Megjithëse ky ligj parasheh kuotën gjinore prej 50 për qind për të dyja gjinitë, ai i Podujevës përbëhet prej 6 burrave e 3 grave e që është 70 me 30.
Vetë kryesuesi i KK-së, Fatmir Gashi, kur i ka prezantuar emrat nga komunitetet (ashkali 3, 1 rom dhe 1 serb), ka treguar se Ligji i barazisë gjinore duhet të përbëhet 50 me 50.
Por, kur i ka lexuar, vetëm 1 grua ka qenë nga 5 anëtarët. Gashi ka thënë se edhe gjatë takimeve me zyrtarët e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, u është thënë se nëse nuk iu përmbahen kuotës së barabartë për dy gjinitë do t’u kthehen si të paligjshme.
Ndërkohë, shefi i GK të PDK-së, Rafet Llapashtica, ka kërkuar sqarime nëse këshilltari i ri i PD-së, Benjamin Ejupi, i cili është propozuar nga LDK-ja ka kaluar në këtë parti.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.