Tiranë, 24 janar - Forcat Speciale Shqiptare kanë nisur stërvitjen në Hohenfels të Gjermanisë.
Stërvitja po zhvillohet përkrah 4 100 Forcave Speciale nga vende aleate të Aleancës.
Lajmi u bë me dije nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përmes një statusi në Facebook, ku nënvizon se më të mirët stërviten me më të mirët.
Ministrja ka publikuar edhe foto nga stërvitja, e cila po zhvillohet dhe në temperatura mjaft të ulëta, nën zero gradë celsius.
Kjo stërvitje vjen në kuadër të impenjimit të vendit tonë në aleancën e Atlantikut, NATO.
“#Forcat Speciale shqiptare e kanë nisur vitin e ri duke u stërvitur në #Hohenfels të Gjermanisë përkrah 4100 kolegë të tyre nga vende aleate si SHBA-të, Kanadaja, Republika Çeke, Danimarka, Italia, Lituani, Polonia, Rumani dhe Mbretëria e Bashkuar.
-
NATO-ja kryen stërvitje në Finlandë, 100 km larg kufirit rus
-
FSK-ja aktivitet stërvitor në bazën ushtarake amerikane në Gjermani
-
Në stërvitjen me forcat e NATO-s në Bizë edhe FSK-ja
-
Trupat e vendeve aleate të NATO-s një javë stërvitje në Shqipëri
-
Forcat Speciale Shqiptare në stërvitje me X Navy Seal në SHBA