Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fondacioni për Mbrojtjen e Kafshëve optimist me qasjen e Ramës ndaj qenve endacakë

Elza Ramadani nga Fondacioni për Mbrojtjen e Kafshëve ka thënë se është e mirë qasja kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, lidhur me çështjen e qenve endacakë.

Ajo ka thënë se kjo çështje nuk kërkon koncentrim gjysmak. Sipas saj, Rama edhe gjatë fushatës ka mbajtur takim me ta.

“Ne duhet të bëhemi model edhe për komunat tjera në mënyrë që paralelisht të përmirësohet gjendja në të gjitha komunat. Neve vazhdimisht na japin premtime porse janë shumë vështirë të realizueshme. Nga takimi me Ramën kemi kuptuar që interesi i tij është ta zgjedh problemin nga filli i problemit”, ka thënë ajo.

Sipas saj, mosmbajtja në mënyrë të duhur të kafshëve dënohet deri në 5 mijë euro.

Ajo ka thënë se problem serioz mbetet edhe braktisja e kafshëve në rrugë, të cilët pastaj në rastin e qenve bëhen endacak.

Edhe Komuna e Prishtinës synon që deri në mars t’i largojë nga rruga 1.500 qen Arbëri Komuna e Prishtinës synon që deri në mars t’i largojë nga rruga 1.500 qen

Ramadani ka thënë se braktisja është e dënueshme, prandaj edhe qytetarët duhet të raportojnë.

Ajo ka thënë se qytetarët nuk duhet të mashtrohen nëse u premtohet ndërtimi i strehimoreve, pasi thotë se mbajtja e strehimoreve kushton shumë dhe komunat nuk kanë mundësi t’i mbajnë.