Fondacioni gjerman “Luftbrucke”, në ceremoninë e festimit të 30 vjetorit të themelimit të tij, që është mbajtur më 7 nëntor të këtij viti, për Komunën e Malishevës ka dhuruar një autoambulancë për nevojat e ofrimit të shërbimeve shëndetësore.
Pronarë të këtij fondacioni janë Rudofl Broer dhe Rudofl Rodenbroker, të cilët në ceremoninë e mbajtur në Gjermani, ia kanë dorëzuar donacionin kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBegaj dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Liridon Hoti, e kanë falënderuar fondacionin dhe përfaqësuesit e saj për këtë donacion të radhës, i cili ka rëndësi të madhe për ofrimin e shërbimeve të shpejta shëndetësore për Komunën e Malishevës.
“Ky nuk është donacioni i parë, pasi fondacioni ‘Luftbrucke’ në vazhdimësi e ka përkrahur Malishevën me donacione konkrete, sidomos në fushën e shëndetësisë dhe për këtë, Komuna e Malishevës ju është mirënjohëse përjetësisht”, ka thënë mes tjerash Begaj në fjalimin e tij të mbajtur në ceremoninë e 30 vjetorit të këtij fondacioni.
Në këtë ceremoni, delegacioni nga Malisheva, është takuar edhe me përfaqësues të jetës shoqërore dhe politike të Gjermanisë, përfshirë edhe Hartmut Schauerte, sekretar i ish-kancelarit Helmut Kohl, dhe përfaqësues të biznesit gjerman, me të cilët ka biseduar për zhvillimin ekonomik dhe mundësitë e përkrahjes për Komunën e Malishevës.
Donacioni i dhuruar nga fondacioni “Luftbrucke”, do të vijë në Malishevë gjatë kësaj jave, pas kryerjes së procedurave për sjelljen e donacionit.