Gjermania ka në plan t’i ndajë një fond shtesë Ballkanit Perëndimor për projektet infrastrukturore, të cilin do ta mbushnin shtetet anëtare të Bashkimit Evropian shkruan sot Koha Ditore.
Fokus i veçantë do t’i kushtohet forcimit të lidhjeve mes Kosovës, Serbisë dhe Shqipërisë. Përfaqësues të shtetit gjerman edhe pse nuk e kanë quajtur plan “Marshall”, kanë thënë se krijimi i këtij fondi do të jetë ndihmesë e madhe. Ambasada gjermane në Prishtinë ka përmendur deklaratën e ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, i cili ka propozuar krijimin e një fondi shtesë për projektet në infrastrukturë. Shtetet anëtare të BE-së, si dhe Shoqata Evropiane e Tregtisë së Lirë (EFTA), sipas tyre, mund të kontribuojnë në fond si donatorë.
(Shkrimin e gjerë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
“Berlin Plus” - iniciativa e re gjermane për Ballkanin
-
Gjermania me një “Plan Marshall” për Ballkanin e papërfshirë në BE
-
Gjermania kërkon përshpejtimin e ndërtimit të autostradës Serbi-Kosovë-Shqipëri
-
Kosova planifikon të aplikojë për grantet evropiane për projekte të reja infrastrukturore
-
EIB planifikon 3,5 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor