Bordi i FMN-së ka mirëpritur performancën ekonomike të Kosovës dhe reformat që janë ndërmarrë si dhe i ka bërë thirrje autoriteteve që t’i përshpejtojnë edhe më shumë reformat strukturore, njopfotn kumtesa, transmeton Koha.net.
Këto komente kanë dalë nga përmbyllja e suksesshme e Mbledhjes së Bordit të FMN-së për Kosovë ku është diskutuar rreth raportit të stafit të FMN-së “Konsultimet e Artikullit IV me Kosovën”.
Po ashtu, pas vlerësimit të performancës, anëtarët e Bordit e kanë aprovuar edhe kalimin e Kosovës nga Artikulli XIV në Artikullin VIII.
Sa i përket politikave fiskale, Bordi u pajtua se politikat fiskale mbeten adekuate dhe se rregulla fiskale siguron ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale në vend.
Duke u ndërlidhur me sektorin financiar, Bordi vuri në pah progresin e madh të arritur në sektorin financiar dhe e përshëndetën implementimin e rekomandimeve të Programit të Vlerësimit të Stabilitetit Financiar që është realizuar në vitin 2012.
-
FMN-ja për Kosovën: Ngadalësim i ekonomisë, rritje e inflacionit dhe rreziqe nga pasiguria politike
-
Fondi Monetar Ndërkombëtar për Kosovën: Ngërçi politik ngadalësoi rritjen ekonomike
-
Kosova dorëzon raportin për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes
-
Raporti i FMN-së për rritjen ekonomike përplas pushtetin me opozitën
-
BE: Kosovës i duhen institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane