Gjatë vizitës në Uashington, zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi u takua me Drejtoreshën e Departamentit për çështje fiskale në Fondit Monetar Ndërkombëtar Adrienne Cheasty, me të cilën bisedoi rreth progresit të projekteve të asistencës teknike, si dhe për ecurinë e tyre.
Në këtë takim në veçanti u diskutua për Projektin e asistencës teknike për mbështetje në procesin e bashkimit të administratës tatimore të Kosovës dhe Doganës, me që rast Fondi Monetar Ndërkombëtar e vlerësoi lartë progresin e arritur në drejtim të përgatitjeve për këtë proces, si dhe në përmirësimet e bëra përgjithësisht me procesin e administrimit të tatimeve.
Gjatë takimit gjithashtu u diskutua edhe për asistencat e tjera teknike, duke përfshirë ato që lidhen direkt me ATK-në, në fushën e teknologjisë informative dhe qasjen e bazuar në risk, ku vlerësua se ka pasur progres të mirë edhe në këto fusha. Për më tepër, pjesë e diskutimeve ishte edhe asistenca e FMN-së për departamentin e Buxhetit në fushën e menaxhimit të investimeve publike dhe hapat e ardhshëm në këtë fushë.
Me këtë rast, Fondi Monetar Ndërkombëtar u zotua se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të ofrojnë asistencë teknike në fushat që Ministria e Financave i konsideron me rëndësi për implementimin e reformave publike.
-
BE kërkon zbatim më efikas të projekteve të IPA-s në Kosovë
-
Maqedonci: Përkrahja amerikane mbetet vendimtare për Kosovën
-
FMN-ja për Kosovën: Ngadalësim i ekonomisë, rritje e inflacionit dhe rreziqe nga pasiguria politike
-
Kosova nënshkruan marrëveshjet në vlerë 96 mln euro me Bankën Botërore
-
Fondi Monetar Ndërkombëtar për Kosovën: Ngërçi politik ngadalësoi rritjen ekonomike