Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fletëpalosje në Shqipëri enkas për pushuesit nga Kosova

Në të gjitha pikat e kalimit kufitar, plazhe e biznese, Policia e Shtetit në Shqipëri po vijon shpërndarjen e fletëpalosjeve me këshilla për pushuesit e huaj në anglisht dhe italisht, për pushuesit nga Kosova, për shqiptarët që kthehen për të pushuar në Shqipëri dhe për pushuesit në bregdet, raporton oranews.

Policia Kufitare në Morinë çdo ditë shpërndan mijëra fletëpalosje posaçërisht vetëm për pushuesit nga Kosova, ku në brendësi të tyre ata kanë gjithë informacionin e nevojshëm, si dhe numrat e kontaktit me Policinë e Shqipërisë në rast nevoje.

Policia nga Shqipëria dhe ajo nga Kosova po bashkëpunojnë dhe koordinojnë veprimet, duke aplikuar masa lehtësuese me qëllim shmangien e radhëve të gjata dhe eleminimin e vonesave për pushuesit.

Ermal Haxhi: “Jemi në pikun e fluksit veror, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku ka një fluks të jashtëzakonshëm. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë rreth 12 mijë shtetas. Kryesisht numri më i madh i këtyre shtetasve janë nga Kosova, të cilët po udhëtojnë në drejtim të bregdetit shqiptar.

Nga ana e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Policinë Kosovare janë marrë masa të theksuara në drejtim të hyrje-daljeve, kryesisht është shtuar numri i personelit, janë hapur sportele shtesë, gjithashtu kemi punuar edhe me procedurë të përshpejtuar për t'u ardhur në ndihmë dhe për të mos krijuar radhë të gjata.

Edhe Afro 12 mijë shtetas nga Kosova brenda ditës kanë hyrë në Shqipëri Arbëri Afro 12 mijë shtetas nga Kosova brenda ditës kanë hyrë në Shqipëri

Policia e Shtetit, enkas për pushuesit kosovarë, ka prodhuar edhe një broshurë në të cilën ka informacion të detajuar dhe numra telefoni dhe për çfarëdo lloj problematike, pushuesit kosovarë t'i drejtohen Policisë së Shtetit me informacionin e nevojshëm dhe numrat e telefonit që gjenden në këtë broshurë”.

Policia e Shtetit, po vijon në të gjitha pikat e Kalimit kufitar, porte dhe aeroport, në biznese dhe plazhe, shpërndarjen e 5 llojeve fletëpalosjesh me informacionin e duhur për të gjitha kategoritë e pushuesve (për pushuesit nga Kosova, për pushuesit e huaj, për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, për pushuesit në bregdet dhe për bizneset në bregdet).