Lindshmëria në Shqipëri po zvogëlohet dita-ditës, gjë që po çon në thellimin e krizës demografike.
INSTAT-i publikoi që gjatë tremujorit të dytë të këtij viti lindjet u ulën me 25 për qind. Qytetarët shpjegojnë arsyet.
“Është shumë e vështirë ta rrisësh tani, stresi, puna e vështirë, s’e gjen punën. Ndërsa atëherë ishin burrë e grua në punë dhe kishin të garantuar fëmijën në kopsht e çerdhe”, thotë një qytetare e moshuar, raporton Tch.
“Në familje kemi qenë 6 fëmijë, katër motra e dy vëllezër. Kurse sot, tani fëmijët bëjnë një e dy. Prandaj bie numri. Unë dy fëmijë kam. Vajza ime ka bërë një, kurse djali dy. Nuk bëjmë më thonë se s’e përballojnë dot jetën”, thotë një tjetër i moshuar.
“Fëmija është pasuri themi ne. Çdo fëmijë ka kësmetin e vetë”, thotë e moshuara tjetër.
Tkurrjen e popullsisë së Shqipërisë e paralajmëroi edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara që në raportin e këtij viti, paralajmëroi që brenda një shekulli popullsia e vendit tonë do të shkojë nën 1 milionë banorë.
-
Popullsia shqiptare po plaket, lindja e fëmijëve në rënie
-
Lindjet në Shqipëri, niveli më i ulët prej 60 vitesh
-
Vazhdon rënia e lindjeve dhe shtimit të popullsisë në Shqipëri
-
Shqipëria po tkurret, barazohen numri i lindjeve dhe ai i vdekjeve
-
Shqipëria po tkurret, lindjet shënojnë një rekord tjetër negativ