Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fjalimi i Haradinajt në seancën për votimin e Qeverisë

Seanca për votimin e Qeverisë Haradinaj ka filluar, derisa në sallë janë duke u mbledhur ende deputetët e partive.

Në sallë janë prezent 70 deputetë, ndërsa deputetët e Listës Serbe pritet të arrijnë nga Beogradi në orën 18:00.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ramush Haradinaj më të nisur seanca ka mbajtë fjalimin e tij para deputetëve të legjislaturës së re.

Haradinaj fillimisht ka bërë një falënderim të ftuarve që janë prezent brenda në Kuvend.

Sipas tij, qeveria që i është besuar atij do të sjellë të reja në vend e ndryshime të mëdha.

“Në vend kemi një situatë të rëndë dhe të ndjeshme, shëndetësia e arsimi kanë mbetur keq, bujku gjithashtu, të rinjtë vështirë arrijnë të korrin suksese, ne do t’i ndryshojmë të gjitha këto”, ka thënë Haradinaj, raporton Koha.net.

Ai ka thënë se “marrim përsipër si qeveri që ekonomia jonë të ketë rritje, të hapim vende të punës dhe gjendja sociale të përmirësohet. Do t’i respektojmë të gjitha ligjet”.

Haradinaj ka folur edhe për hyrjen në BE, që sipas tij kjo me qeverisjen e tij do të ndodh shpejtë.

“Kosova në planin e sigurisë do të ndihet vetëm pas anëtarësimit në NATO. Perspektivës Evropiane të Kosovës i është zgjatur rruga për BE, e ne do ta ndryshojmë këtë, Kosova nuk do të shkojë në BE por do të bëhet BE”, ka thënë ai.

Haradinaj ka folur edhe në gjuhën serbe duke iu drejtuar pakicave serbe.