Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka vazhduar të mbështesë pohimin e saj se sivjet nuk do të ketë liberalizim vizash duke numëruar premtime të parealizuara të qeveritarëve të Kosovës që nga viti 2009.
Këto premtime, Pacolli përmes një postimi në Facebook i ka quajtur “gënjeshtrat e ëmbla që gëlltiten më lehtë sesa e vërteta e hidhur”, derisa ndër vite ka përmendur premtimet e qeveritarëve.
Numërimi i premtimeve të qeveritarëve sipas Pacollit:
Gënjeshtrat e ëmbla gëlltiten më lehtë sesa e vërteta e hidhur!
Dhjetor 2009, Hashim Thaci ka deklaruar se “Qytetarët e Kosovës brenda 13 muajve do të udhëtojnë në të gjitha vendet e Evropës pa pasur nevojë për viza”.
Edhe
S’ka liberalizim vizash as këtë vit, kritikohen institucionet për procesin e lobimit
Dhjetor 2010, Hashim Thaci pati deklaruar se “është i përkushtuar që për më pak se 15 muaj Kosova do t’i përmbush të gjitha obligimet për liberalizimin e vizave dhe kam konfirmim nga Brukseli se Brukseli nuk do të vonohet më tepër se 15 që të bëj liberalizimin e vizave”.
Tetor 2011, Hashim Thaci “dita kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza do të bëhet realitet shumë shpejt”.
Nëntor 2011, në takimin e nëntë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, Hashim Thaci deklaron se “Viti 2012 është vit i procesit të liberalizimit të vizave”.
Shtator 2013, Hashim Thaci pati theksuar që “procesi i liberalizimit të vizave duhet të jetë për gjithë Kosovën prioritet mbi prioritete ...Është shënuar progres në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave ... si në fushën e riatdhesimit sigurisë së dokumenteve, menaxhimit të kufijve, luftimit të krimit të organizuar, korrupsionit si dhe zbatimit të kritereve që ndërlidhen me të drejtat e komuniteteve
Maj 2014 Isa Mustafa premton se “Për 12 muaj, brenda vitit të parë me qeverisjen e LDK-së, do të bëhet liberalizimi i vizave me vendet e BE-së”.
Edhe
“Fake news-at” e Thaçit, Mustafës, Haradinajt e liderëve tjerë për liberalizim të vizave
Nëntor 2015, Edita Tahiri deklaron se “Kosova ka qenë bashkëpunuese në gjithë sferat e BE-së dhe pritet që qytetarët në pranverë të lëvizin lirshëm”.
Dhjetor 2015, Isa Mustafa ka deklaruar: “Na është thënë që raporti do të jetë, ne kemi kuptuar që raporti do të jetë pozitiv, jam i bindur që raporti do të jetë pozitiv sepse ne kemi përmbushur të gjitha kriteret”.
Maj 2016, Bekim Çollaku, ish- Ministri i Integrimeve Evropiane, “PA VIZA-2016 – Më në fund, ia arritëm të përmbushim edhe një qëllim tjetër për Kosovën. Ju uroj nga zemra të gjithëve për propozimin e sotëm të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”
Maj 2016, Arban Abrashi, ish zëdhënësi i qeverisës së Isa Mustafës, përmes një postimi në facebook kishte shkruar “Urime liberalizimi, Urime Kosovë”.
Edhe
Pacolli: Liberalizimi i vizave ndodh brenda këtij viti, nuk ka asnjë tërheqje të njohjeve
Maj 2017, Ramush Haradinaj, “Unë nuk shoh periudhë më të gjatë se tre muaj nga momenti i nisjes së punës për liberalizim”.
Dhjetor 2017, Ramush Haradinaj: “Me Qeverinë e re brenda 90 ditësh qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në Gjermani, Zvicër, Austri dhe krejt Evropën”.