Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Firza e Gjakovës bëhet me rrjet të ri elektrik

Në fshatin Firzë të Gjakovës KEDS ka përfunduar investimet në rrjetin elektrik, janë vendosur shtylla betoni për tension të ulët dhe të mesëm, kabllo dhe një trafo e re.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, është shprehur se investimi në këtë fshat ka qenë i nevojshëm për shkak të rrjetit të vjetruar.

“46 shtylla betoni për tension të ulët, shtatë për tension të mesëm, 2 mijë e 200 metra kabllo ajrore për tension të ulët dhe një trafo e re me fuqi 100 kvA janë vendosur në kuadër te projektit që KEDS ka përfunduar në rajonin e fshatit Frizë të Gjakovës”, thotë Buzhala.

Nga ky projekt kanë përfituar 35 familje.

Artikuj të ngjashëm