Me një seminar të nivelit të lartë, është shënuar 100-vjetori i Pavarësisë së Finlandës në Prishtinë, raporton KTV.
Ambasadorja Anne Huutamaki ka siguruar për vazhdimin e mbështetjes për Kosovën, duke përmendur se në 17 vjetët e kaluar, kanë investuar mbi 50 milionë euro. Presidenti Hashim Thaçi dhe ministri Enver Hoxhaj janë shprehur falënderues për kontributin e këtij shteti, në veçanti për ish-presidentin Martti Ahtisaari.
Me anë të një video mesazhi, të pranishmëve u është drejtuar edhe vet Ahtisaari, duke përshëndetur arritjet e Kosovës, por ka porositur që të vazhdohet me dialogun.
“Vijat kufitare nuk janë fare me rëndësi, në raport me sundimin e ligjit. Dialogu me vendet fqinje është e vetmja mënyrë për të shkuar përpara”, ka deklaruar Ahtisaari.
Ai ka përgëzuar kosovarët për arritjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
-
Ahtisaari: Mos humbni kohë, vazhdoni dialogun me Serbinë
-
Kurti: Finlanda është vend model për Kosovën
-
Diplomati finlandez Ahtisaari vlerësohet për rolin e tij në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës
-
Haradinaj thotë se mori mbështetje nga Finlanda për anëtarësim në BE
-
Finlanda përkrah Kosovën drejt rrugës evropiane