FINCA Kosovë e zotuar ndaj mbështetjes për femrat ndërmarrëse të Kosovës.
Një nga qëllimet kryesore të FINCA Kosovë, institucion financiar amerikan, është përkrahja e femrave në anën profesionale. Për këtë qëllim, FINCA Kosovë lansoi programin trajnues FINCA FemEdu, i dizajnuar enkas për femrat ndërmarrëse për t’ju ofruar njohuri të avancuara për qasje dhe pozicionim në tregun kosovar. Gjegjësisht, përmbajtja e programit është e ideuar në përvetësimin e njohurive për zhvillim të bizneseve në aspektin ekonomik, për bazat e kontabilitetit dhe financave, komunikim efektiv dhe masat e marketingut në dispozicion.
Interesim për këtë trajnim shprehën jo vetëm ndërmarrëset që janë kliente të FINCA Kosovës, por edhe ndërmarrëse të tjera të shumta, të cilat me entuziazëm të lartë e pritën këtë program meqë merr parasysh kontekstin specifik të tregut dhe cak ka fuqizimin e rolit të femrave jo vetëm në ekonomi, por edhe në shoqërinë kosovare.
Arsyeja e këtij trajnimi pa pagesë është që femrave ndërmarrëse t’ju ofrohet përkrahje dhe njohuri në biznes, dhe rrjedhimisht, në përmirësimin e kushteve të jetësës. Ky aktivitet kontribuon në materializimin e mëtutjeshëm të misionit të FINCA Kosovës për ofrimin e zgjidhjeve të qëndrueshme në ndërtimin e aseteve dhe rritjen e standardit të jetës së ndërmarrëseve.
Trajnimet do të mbahen në bashkëpunim me Dhomën Ekonomike të Grave të Kosovës ‘G7’, organizatë e themeluar vullnetarisht nga shtatë gra kosovare nën mbështetjen e presidentës znj. Atifete Jahjaga, ish- Ministrës së Tregtisë dhe Industrisë, znj. Mimoza Kusari – Lila Ambasadës Amerikane dhe USAID-it, që bashkërisht të fuqizojmë aspektin ekonomik të gruas.
Prandaj, FINCA është e gatshme të bashkëpunojë dhe ofrojë njohuri të detajuara rreth temave të ndryshme biznesore që ndihmojnë sadopak rreth biznesit të femrave.
Edhe
BKT Kosova dhe G7 bashkojnë forcat për fuqizimin e grave ndërmarrëse
Për më shumë informata të hollësishme rreth këtij trajnimit, kontaktoni në Qendrën e Kontaktit të FINCA Kosovë, vizitoni faqen zyrtare të FINCA Kosovë www.FINCAKosovo.org, apo kontaktoni në numrin e telefonit 038 600 711 apo 045 999 444.
{gallery}
(Artikull i sponzorizuar nga Finca)
-
Kosova me fanella të reja
-
EFSE expands support for MSMEs in Kosovo with EUR 20 million investment in BKT Kosova
-
BKT Kosova dhe Dhoma e Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 organizuan forumin “Ndërtimi i Ekosistemit të Qëndrueshëm për Gratë në Biznes”
-
Gra të suksesshme vijnë në Prishtinë për t’i trajnuar gratë kosovare