Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Filozofiku mban konferencë shkencore për Kosovën në 10 vjet shtet

Fakulteti Filozofik i Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina”, organizon konferencën shkencore “Kosova 10 vjet shtet - Mësimet dhe pritjet”.

Kjo konferencë organizohet me rastin e 10-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë të Republikës së Kosovës.

Konferenca trajton në mënyrë shumëdimensionale zhvillimet e një dekade lidhur me shtetndërtimin e Kosovës.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë akademikë, studiues dhe punëtorë shkencorë nga të gjitha trevat shqiptare, nga fusha të ndryshme të shkencave humane dhe sociale.