Ka nisur seanca parlamentare e Kuvendit. Kryeparlamentari Glauk Konjufca, njoftoi se janë disa pika të votimit.
Aktualisht është duke u votuar për zëvendësdrejtorin e Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.
“Kuvendi përmes votimit të fshehtë e zgjedhë me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit që janë të pranishëm dhe që votojnë. Kandidatët e propozuar janë: Abedin Aziz dhe Gurakuq Kastrati. Kandidati i cili fiton shumicën e votave të deputetëve zgjidhet zëvendësdrejtor”, tha Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit.
Për zgjedhjen e Bordit është themeluar Komisioni votues, me 64 vota pro, nga 69 deputetë sa janë aktualisht në sallë.