Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fillon regjistrimi i deputetëve, i pari Dukagjin Gorani

Ka filluar regjistrimi i 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Dukagjin Gorani nga radhët e Vetëvendosjes ishte i pari që u regjistrua, kurse ndër të parët ishin edhe Ilir Deda nga LAA, e Rasim Selmanaj nga PAN, transmeton Koha Ditore.

Kryesia e vjetër e Kuvendit dje ka vendosur që datat 26, 27, 28 korrik të rezervohen për regjistrimin e deputetëve.

Seanca konstituive është caktuar të mbahet më 3 gusht ku pritet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Image