Komuna e Rahovecit përmes buxhetit të saj përveç projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore, kanalizim fekal-atmosferik dhe ndriçimi publik ka filluar edhe një projekt të rëndësishëm e që ka të bëjë me “Menaxhimin dhe mirëmbajtjen e mbeturinave të ngurta”.
Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike thotë se edhe këtë vit kemi filluar me realizimin e projektit “Menaxhimi dhe mirëmbajtja e mbeturinave të ngurta”, dhe punimet në kuadër të këtij projekti kanë filluar gjatë javës që lamë pas duke u pastruar mbeturinat e ngurta në magjistralen Rahovec-Malishevë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori Behra shprehet se përmes këtij projekti, mbeturinat do të pastrohen në qytetin e Rahovecit dhe në shumicën e fshatrave ku ka nevojë.