Është vënë sot gurë themeli për ndërtimin e objektit të ri për organizatën “Handikos”, objekt ky i cili do tu dedikohet personave me aftësi të kufizuara nga komuna e Gjakovës.
Në ceremoninë e vënies së gurthemelit ka marrë pjesë edhe kryetarja e komunës së Gjakovës, e cila ka shprehur kënaqësinë e saj për fillimin e realizimit të këtij projekti, i cili është njëri ndër projektet e fituara në konferencën e donatorëve të cilën komuna e Gjakovës e pati organizuar në vitin 2014.
“Është një projekt i rëndësishëm dhe me ndjeshmëri të madhe për komunën e Gjakovës, pasi ne si komunë e kemi pasur planin për ndërtimin e këtij objekti qysh në vitin 2014, atëherë kur e patëm prezantuar edhe nëkonferencën e donatorëve. Sot kur edhe zyrtarisht po fillojmë ndërtimin e këtij objekti, jam tejet e lumtur sepse më në fund po e bëjmë realitet ëndrrën e këtyre njerëzve”, ka thënë kryetarja Kusari – Lila.
Ndërtimi i objektit të Handikos-it do të kushtojë në tërësi 250 mijë euro. 51 për qind e kësaj shume është siguruar nga organizata “Save the Children”, ndërsa 49 për qind nga komuna e Gjakovës, e cila po ashtu e ka ndarë edhe parcelën për ndërtim.
Sipas kompanisë që do ta ndërtojë objektin, plani dinamik është 70 ditë, prandaj pritet që objekti të jetë i gatshëm në fund të muajit shator.
Ndryshe, kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila ka bërë të ditur se ngjitur me këtë objekt, komuna e ka ndarë truallin edhe për ndërtimin e një tjetër objekti i cili do tu dedikohet personave me dëgjim dhe të shikim të dëmtuar. Me këtë, kryetarja Kusari – Lila ka konfirmuar se komuna e Gjakovës mbetet e vendosur për krijimin e kushteve më të mira për kategoritë e margjinalizuara në komunën tonë.
-
Nis ndërtimi i objektit të ri të Handikosit në Gjakovë
-
“Handikos”, ofertuesi i vetëm në tenderin për shpërndarjen e pajisjeve për të paralizuar
-
“Handikos”: Paqartësi dhe vonesa në shpërndarjen e pajisjeve për paraplegjikët e tetraplegjikët
-
Handikos kërkon shpërndarjen e pajisjeve për të paralizuarit të cilat u paguan 6 mln euro
-
Shoqatat Handikos dhe ajo e të Verbërve paralajmërojnë protestë para Komunës së Gjilanit