Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fillojnë hetimet për listat e fryra të veteranëve të luftës

Kanë filluar hetimet e listave të veteranëve, konfirmoi të enjten kryetari i Organizatës së Veteranëve të Kosovës, Hysni Gucati, raporton KTV.

Pas ankesave të shumta të qytetarëve për rritjen e numrit të veteranëve, Prokuroria e shtetit ka lëvizur dhe 5 ditë më parë ua ka kërkuar listat për verifikim organizatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mirëpo, Gucati tha se OVL nuk i posedon ato.

Ndërsa, nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj, shtoi se Komisioni për verifikimin e veteranëve, është komision i veçantë dhe se nuk ka të bëjë asgjë me Organizatën e Veteranëve të Luftës.

Në këtë mbledhje, gjithashtu, u prezantua edhe raporti për gjashtë muaj punë dhe u bënë të ditura shpenzimet e kësaj periudhe. U tha se 2 mijë euro u janë shpërndarë për festën Bajramit disa veteranëve, ndërsa 3 mijë të tjera u shpenzuan për barna, varrime dhe pllaka përkujtimore.