Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fillojnë hetimet për keqemenaxhim në PTK, LDK akuzon PDK-në

Prokuroria Speciale konfirmon se ka nisur hetimet për keqmenaxhim në Telekomin e Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës akuzon PDK-në dhe partitë tjera në pushtet se qëllimshëm po e dërgojnë drejt falimentimit Telekomin, në mënyrë që ta shesin sa më lirë, raporton KTV.

Zgjidhja thuhet të jetë privatizimi, por paraprakisht kërkohet zvogëlimi i rrogave, shkurtimi i numrit të punëtorëve dhe pastrimi nga ndikimet politike.

Nga tentimi i parë për ta privatizuar Post-Telekomin e Kosovës më 2011, ndërmarrja më profitabile në vend ka filluar të numërojë mbrapsht.

Të hyrat e saj filluan të bien dhe vlerat e parave të ndara për shtetin u zvogëluan po ashtu.

Nga 50 milionë euro, që PTK-ja atëkohë ia jepte Qeverisë si dividentë, vlera ra në zero në vitin 2017, derisa më 2018-n Telekomi po i kërkon 60 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Edhe Telekomi i Kosovës në pragun e mbijetesës dhe falimentimit Arbëri Telekomi i Kosovës në pragun e mbijetesës dhe falimentimit

Ndikimi politik dhe interesi i partive politike për të ushtruar korrupsion në procesin e privatizimit, sipas deputetit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dërguan buzë falimentimit ndërmarrjen që jo vetëm gjeneronte të hyra të bollshme për veten, por kontribuonte edhe në mbushjen e arkës së shtetit.

Ai po beson se Telekomi po falimenton qëllimshëm, për t’u shitur lirë.

Të njëjtin qëndrim e ka dhënë edhe gazetari, Lavdim Hamiti, i cili kohë të gjatë e ka përcjellë zhvillimin e Telekomit.
Sipas tij, përgjegjësinë për humbjet e Telekomit duhet atribuuar të gjitha partive politike që kanë udhëhequr në 10 vjetët e fundit.
Prokuroria Speciale e Kosovës tashmë kanë nisur hetimet për keqmenaxhim në Telekomin e Kosovës.

Prokurori i Speciales, Abdurrahim Islami, ka konfirmuar për KTV-në, se hetimet është duke i zhvilluar për disa procese brenda Telekomit, duke përfshirë keqmenaxhimin dhe arbitrazhin, por se aktualisht nuk mund të flasë më shumë pasi mund të prishë hetimin.

“Post-Telekomi i Kosovës ka qenë një ndër ndërmarrjet më të suksesshme të Kosovës së pasluftës, miliona euro ka derdhur në buxhetin e Kosovës në formë devidence, por sot Telekomi është buzë falimentimit, nuk ka para as për të paguar punëtoret e tij, numri i të cilëve është rreth 3 mijë, derisa pagat sillen nga 1 mijë deri në 5 mijë euro.”

Shitja e aksioneve të Postës dhe Telekomit atëkohë parashihej t’i siguronte buxhetit të Kosovës nga 300 deri në 600 milionë euro të hyra, por procesi ishte anuluar në tetorin e 2011-s, pasi në garë kishte mbetur vetëm një kompani, kur nga gara u largua Telekomi kroat, për shkak të dyshimeve për korrupsion brenda PTK-së.

Edhe Pas fitores së betejës gjyqësore, Telekomi përgatitet për privatizim Arbëri Pas fitores së betejës gjyqësore, Telekomi përgatitet për privatizim

Tentimi i dytë për t’i shitur 75 për qind të aksioneve të PTK-së u nënshkrua më 30 dhjetor 2013, kur Kuvendi i Kosovës nuk lejoi të nënshkruhet kontrata me “Axos dhe Najafi”, pasi kjo e fundit nuk siguronte se ka mjete për ta paguar blerjen.

Sidoqoftë, Kosova është në proces të arbitrazhit me këtë kompani.