Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Filloi realizimi i dhënies së shujtës për nxënësit e shkollave në Malishevë

Në kuadër të realizimit të projekteve të miratuara në Kuvendin e Komunës së Malishevës për vitin 2017, dhe në kuadër të rritjes së përkujdesjes në shkolla, prej sot ka filluar realizimi i dhënies së një shujte për nxënësit e shkollave fillore, përkatësisht nga niveli parashkollorë e deri në klasat e pesta, transmeton Koha.net.

Fillimin e realizimit të dhënies së shujtave, e kanë parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Avdi Morina, të cilët morën pjesë në dhënien e shujtave për nxënës, në shkollën e fshatit Lubizhdë.

Prej tani e deri në përfundim të vitit shkollor, dhënia e shujtës, do ti kushtoj buxhetit të Komunës së Malishevës, afro dyzet mijë euro, ku përfshihet shujta për 6 382 nxënës.

Image