Shumëkush sot është zgjuar një orë më herët për shkak të fillimit të matjes së kohës me orën verore . Ky proces ndodh çdo vit në të dielën e fundit të marsit.
Edhe në Kosovë sot është kthyer ora verore prej orës 02:00 të mëngjesit, çka do të thotë se akrepat kanë shkuar 60 minuta para, pra nga ora 02:00 në 03:00.
Ora verore do të jetë në fuqi deri të dielën e fundit të muajit tetor. Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit, në të dielën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit me qëllim shfrytëzimin sa më mirë të energjisë diellore.
Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.
Nga viti 2021, me ligj, është paraparë që në vendet e Bashkimit Evropian të mos ketë më matje verore dhe dimërore të kohës.