Festivali i Kafes dhe Çajit vjen për herë të tretë në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.
Ky festival do të mbahet për dy ditë radhazi, më 27 dhe 28 shtator 2017, duke nisur nga ora 10:00 deri në orën 23:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas organizatorëve, edicioni i tretë i Festivalit të Kafes dhe Çajit, do të sjell një frymë të re tek qytetarët pasi që vet karakteri i këtij festivali është argëtues, informues dhe promovues. Çdo gjë që do të shërbehet gjatë festivalit do të jetë falas apo me çmime promovuese.
“Në këtë edicion do të jenë prezentë një numër më i madh i pjesëmarrësve, krahasuar me vitin e kaluar, përfshirë prezencën e afër 25 brendeve të njohura të kafes dhe çajit. Përveç shijeve të kafes dhe çajit, festivali do sjellë edhe një ambient të këndshëm argëtimi. Në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ do të performojnë DJ të njohur vendor, do të ketë maskota me karaktere të ndryshme, të cilat do të përkujdesen për argëtimin e vizitorëve. Në festival nuk do të mungojnë as dhuratat e ndryshme të dedikuara për vizitorët që do vijnë të shijojnë këtë event”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, për qëllime humane, organizatorët e festivalit aktualisht janë në konsultim me partnerë, që të arrihet një marrëveshje për grumbullimin e një fondi i cili do të dedikohet për personat në nevojë.