Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fermerët ferizajas me naftë më të lirë për 0.5 centë për litër

Komuna e Ferizajt ka nisur zbatimin e një projekti mbështetës me kompaninë “HIB –Petroll” me të cilin fermerët e Komunës së Ferizajt do të subvencionohen me derivate të naftës për 0.5 centë më lirë sesa çmimi i tregut.

I pari i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami, ka thënë se ky projekt është në të mirë të fermerëve dhe se do të vazhdojë gjatë tërë vitit, shkruan sot Koha Ditore.

“Përfitues janë të gjithë fermerët, pavarësisht se me çfarë veprimtarie bujqësore merren”, ka thënë Bajrami.

Kurse menaxheri i përgjithshëm i kompanisë “HIB-Petroll”, Fisnik Thaçi, ka thënë se përmes kësaj mënyre po mundohen që sadopak t’u dalin në ndihmë bujqve të Komunës së Ferizajt.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)