Megjithëse Zyra e autoriteti të konkurrencës në kuadër të Qeverisë së Kosovës i ka dhënë vërejtje administratës komunale të Ferizajt për largimin e një kioske private për pagesa brenda hapësirës së objektit të Komunës, ekzekutivi po tenton ta legalizojë atë.
Më datën 07.07.2016, administrata e Ferizajt pati lidhur kontratë njëvjeçare me kompaninë “Vllesa co” Shpk nga Suhareka për kryerjen e pagesave brenda objektit të Komunës, pa i përfillur procedurat për dhënien e pronës së paluajtshme komunale në shfrytëzim afatshkurtër apo afatgjatë.
Gjithashtu nuk i ka përfillur as procedurat e konkurrencës së hapur publike dhe procedurat e parapara me Ligjin nr. 04/L-144 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin të pronës...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Biznesi privat, për një vit të plotë operoi jashtëligjshëm brenda ndërtesës së Komunës së Ferizajt
-
Akuza ndaj Komunës së Ferizajt për kurdisje të ankandit për kioskat
-
Inspektorati komunal largon të gjitha kioskat nga sheshi i Ferizajt
-
LDK: Pushteti i Ferizajt në shërbim të disa përmbaruesve privatë
-
Mbyllen 5 kafene në Ferizaj për mosrespektim orari dhe mungesë dokumentacioni