Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ferizaj më afër krijimit të zonës së parë ekonomike

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, u zotua se në një afat rekord do të përmbyllen të gjitha procedurat ligjore, lidhur me procesin e krijimit të zonës ekonomike në Ferizaj.

Zëvendësministri i Financave dhe njëherit koordinatori për zhvillim ekonomik i Komunës së Ferizajt, Mustafa Grainca, i shoqëruar nga Selim Marevci, shef i Kabinetit të Kryetarit Agim Aliu, takuan ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala me bashkëpunëtoret e tij, me të cilin biseduan lidhur me procesin e krijimit të zonës ekonomike.