Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ferizaj diskuton Planin Zhvillimor Komunal jashtëligjshëm

Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit e Komunës së Ferizajt të shtunën, ka hapur diskutimin publik rreth Planit Zhvillimor Komunal, pa e respektuar vendimin e KK-së të 9 marsit të këtij viti në të cilin thuhet se më 25 mars Drejtoria e Urbanizmit duhet ta ekspozojë vetëm dokumentin e PZHK-së, ndërsa më 27 mars duhet ta bëjë hapjen e diskutimit, shkruan sot Koha Ditore.

Vendimi i KK-së është protokolluar dhe i është dorëzuar Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, më 15.03.2017 në mënyrë që të shqyrtohej ligjshmëria e vendimit, mirëpo Drejtoria e Urbanizmit në këtë rast nuk e ka respektuar as afatin e kësaj ministrie, e cila brenda 15- ditësh është e obliguar t’ia kthejë një përgjigje komunës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Procesi i Planit Zhvillimor Komunal muaj më parë, pas një varg debatesh e vendimesh të KK-së, është përsëritur nga pika zero derisa niveli qendror pati gjetur një varg shkeljesh ligjore, ndërkohë hapja e diskutimit publik pa e respektuar vendimin e KK-së po konsiderohet shkelja e radhës e kësaj drejtorie.

(Tekstin e plotë sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.