Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fëmijët në festën e tyre mësojnë për rëndësinë e auditimit

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, me rastin e shënimit të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ka pritur për vizitë në Zyrën Kombëtare të Auditimit, një grup nxënësish nga Shkolla e Mesme e Ulët “Hasan Prishtina”.

Me këtë rast, ai me bashkëpunëtorët kanë biseduar me fëmijët si dhe u janë përgjigjur pyetjeve të tyre. Po ashtu, janë zhvilluar lojëra dhe janë prezantuar shembuj për nxënësit në mënyrë që ata të kuptojnë rolin dhe rëndësinë e auditimit.

Mësimit përmes festimit, i janë bashkuar edhe aktorët e njohur Jeton Zogjani dhe Edi Kastrati.

Aktivitete të ngjashme me qëllim promovimi për rëndësinë e veprimtarisë audituese do të organizohen në vazhdimësi në mënyrë që të sensibilizohet publiku për nevojën e përmirësimeve në administratën publike.

Artikuj të ngjashëm