Deri në 40 fëmijë të moshës nga 0-9 vjeç ditët e fundit po rezultojnë pozitivë me COVID-19. Por numri i të hospitalizurve nuk po shkon me shumë se 4 dhe ata në gjendje stabile. Mjekët thonë se fëmijët këtë virus po e përballojnë me lehtë, ani pse për dallim nga valët e tjera ka më shumë të infektuar, megjithatë institucionet ende nuk kanë ndonjë vlerësim nëse përhapja e variantit Delta mund ta shtyjë fillimin e vitit të ri shkollor.
Të mërkurën ishte dita e fundit e një 2-vjeçareje në Klinikën e Pediatrisë. Ajo ishte e hospitalizuar për shkak se ishte e infektuar me COVID-19. Pa simptoma të rënda, por që i duhej mbikëqyrje e punonjësve shëndetësorë, vogëlushja nuk është e vetmja që ka marrë trajtim në këtë klinikë.
Një repart i kësaj klinike, i cili ka qasje plotësisht të veçantë e nuk ka ndërlidhje me repartet e tjera, është për fëmijët që po rezultojnë pozitivë me COVID-19.
Drejtoresha e kësaj klinike, Violeta Grajqevci, ka shpjeguar se në çfarë gjendjeje janë fëmijët e prekur me COVID-19.
“Sa i përket numrit të rasteve me COVID që janë pranuar në kuadër të klinikës që e kemi repartin COVID, i kemi momentalisht tre fëmijë të hospitalizuar me COVID 19 pozitiv”, ka thënë ajo.
Grajqevci ka shpjeguar simptomat e fëmijëve që po kërkojnë ndihmë.
Edhe“Simptomat kryesore të moshat pediatrike shkojnë me probleme respiratore, dhe me probleme gastrointestinale.... Njëkohësisht është bërë testi për COVID dhe kanë rezultuar pozitivë, por gjendja e tyre është relativisht stabile. Kemi edhe raste ambulantore që na lajmërohen me COVVID. Vetëm dje gjatë 24 orëve kemi pasur 14 raste, por që gjendja e tyre nuk ka kërkuar hospitalizim”, ka njoftuar Grajqevci.
Numri i fëmijëve që po rezultojnë pozitivë, për dallim nga valët e tjera, këtë valë është shumë me i lartë.
Të enjten janë infektuar 37 fëmijë të moshës 0-9 vjeç, e nga 10-19 janë gati 193 të tillë.
KOHA e ka pyetur Ministrinë e Arsimit nëse kanë të dhëna që virusi është përhapur në ndonjë çerdhe dhe çfarë masash parandaluese të përhapjes masive janë ndërmarrë, por deri tani nuk kanë kthyer përgjigje.
Edhe
Për dy javë në Kosovë janë regjistruar 19 raste pozitive me COVID-19
Por ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes telefonit ka thënë se nuk ka ndonjë informatë që në ndonjë çerdhe të këtë pasur përhapje të virusit. Me masat e reja të Qeverisë shkollat do të hapën, por, siç e ka thënë ministri Vitia, kjo çështje mund të analizohet më tutje.
Partia me e madhe opozitare, PDK-ja të enjten e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë plani për hapjen e Shkollave. Myzafer Shala nga kjo parti ka deklaruar se institucionet arsimore nuk janë kontaktuar fare nga Qeveria për përgatitjet për vitin e ri shkollor në situatë të rëndë pandemike.
Që nga 16 gushti, Kosova ka lejuar edhe personat nën 18 vjeç të imunizohen kundër COVID-19.