Ish-përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Pieter Feith është deklaruar në favor të idesë së shkëmbimit të territoreve.
“Është koha të bëhemi pragmatikë. Kjo histori ka zgjatur shumë, dhe ende nuk ka pajtim. Por, kjo (shkëmbimi i territoreve) do të mund të ndodhte vetëm nëse e gjithë shoqëria e përkrah. Le ta eksplorojmë idenë”, ka thënë Fieth për radion publike holandeze, NPO Radio 1, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, ai ka thënë se mund të ketë shumë probleme me këtë plan, sa i përket minoriteteve në të dyja anët e Ibrit, precedentin që mund të shkaktojë jo vetëm në Ballkan me Bosnjës, por edhe me Ukrainën e Gjeorgjinë. Por, në fund ka pohuar se shkëmbimi i territoreve mund të sjellë më shumë stabilitet.