Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

FDH: Shfuqizimi i mundshëm i Speciales - mohim i drejtësisë për viktimat

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë konsideron se nisma e fundit e krerëve institucionalë që me anë të një ligji tjetër të shfuqizohet Gjykata Speciale, pa asnjë argument të qëndrueshëm, është një veprim i pamatur, i cili, nëse realizohet, në mënyrë brutale minon procesin e ndërtimit të sundimit të ligjit në Kosovë.

“Ky veprim me të drejtë do të shihet si pengim i hetimeve dhe parandalim i ndëshkimit të kryesve të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit dhe pamundëson procesin e drejtësisë tranzicionale në Kosovë, tërthorazi duke e promovuar kulturën e mos-ndëshkimit”, thuhet në deklaratë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

FDH Kosovë kërkon nga krerët e institucioneve që të heqin dorë përfundimisht nga nisma për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, pasi shfuqizimi eventual i kësaj gjykate do të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme në pengimin e të gjitha rasteve tjera për krime lufte para cilësdo gjykatë, dhe kërkimi i llogaridhënies për krime lufte do të degradonte.

Ndryshe, FDH Kosovë në vitin 2015 kishte përkrahur miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe aprovimin e ligjit që mundësonin formimin e Dhomave të Specializuara dhe zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës.