Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

FDH: Në Kosovë numër i vogël i gjykimeve të luftës, pengesë është mosbashkëpunimi Kosovë-Serbi

21 vjet pas luftës në Kosovë, gjykimet për kryerësit e krimeve të luftës kanë mbetur ende në fillim, vlerëson Fondi për të Drejtën Humanitare.

Në raportin e publikuar nga FDH-ja mbi monitorimin e gjykimeve për vitin 2019, theksohet se në procedim ishin 6 lëndë me akuza për krimet e luftës, ndërsa janë ngritur vetëm dy aktakuza.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rreth 40 seanca gjyqësore janë mbajtur gjatë vitit të kaluar.

Sipas raportit, prokurorët dhe gjyqtarët nuk kanë përvojë të mjaftueshme në ndjekjen penale të krimeve të luftës, derisa sfidë është edhe numri i vogël i tyre.

Bekim Blakaj, drejtor i FDH-së në Kosovë, thotë se numri i rasteve është i ulët, e sipas tij nëse vazhdohet me këtë ritëm shumica e viktimave të krimeve të luftës nuk do të marrin drejtësi.

Megjithatë, sipas FDH-së, pengesa kryesore në hetimin e krimeve të luftës mbetet mosbashkëpunimi juridik mes Kosovës dhe Serbisë.

Viti 2019, ishte viti i parë që nga paslufta që institucionet kosovare të drejtësisë pa gjyqtarë e prokurorë ndërkombëtarë kanë hetuar krimet e luftës, pasi fillimisht ndjekjen e këtyre veprave penale e kishte në kompetencë UNMIK-u, e më pas EULEX-i.

Në Prokurorinë Speciale të Kosovës janë vetëm tre prokurorë që merren me hetimin e këtyre krimeve, ndërsa në një përgjigje të kësaj prokurorie për KOHËN thuhet se ky numër është i pamjaftueshëm.