Qytetarët kanë nisur të ankohen për çmimin e energjisë së shpenzuar. Thonë se faturat po u vijnë dyfish më të shtrenjta se që ka ndodhur vitin e kaluar edhe pse mundohen që ta kursejnë maksimalisht.
Sipas një grafikoni të siguruar nga KTV-ja, shihet se përfitimet e KEDS-it pas ndryshimit tarifor janë rritur në 23%, raporton KTV.
Në KEDS nuk kanë pranuar të japin ndonjë shifër rreth përfitimeve financiare, por kanë thënë se megjithëse ideja e ndryshimit është që të shtynte qytetarët të përdorin energjinë natën, kjo nuk po ndodh.
Nga ana tjetër, shoqëria civile akuzon Zyrën e Rregullatorit të Energjisë se me ndryshimet e bëra vetëm ka rritur koston e pagesës së energjisë, pasojat e të cilës do të vërehen gjatë tërë vitit.
Kohavision ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë detaje rreth ndikimit që ka pasur ndryshimi tarifor nga prilli e deri më tani, por zyrtarë të saj nuk kanë dhënë përgjigje.
-
Faturat e rrymës, dyfish më të shtrenjta se vitin e kaluar
-
Nga 1 prilli pritet shtrenjtimi i rrymës
-
Qytetarët ankohen për dyfishim deri në trefishim të faturave të energjisë
-
Pritet të ketë rritje të faturave të energjisë për 30 deri 40 për qind
-
KEDS-i kërkon rritje të çmimit të energjisë për 7 për qind nga 1 dhjetori