Fasadat e gjashtë shkollave në Ballkanin Perëndimor janë ndriçuar me të katërt për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Jetës së Bashku në Paqe.
Ndriçimi është pjesë e fushatës "Të rinjtë frymëzohen nga paqja", me të cilën po kremtohen sukseset e projektit të UN-RYCO për bashkëpunimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor - "Mbështetja për lidershipin kolektiv të Ballkanit Perëndimor për pajtim: Ndërtimi i kapacitetit dhe tempit për RYCO-në".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoU ndriçuan shkollat, gjimnazi "Stojan Ceroviq" në Nikshiq; Shkolla me konvikte për fëmijë me nevoja të veçanta në të dëgjuar dhe në të folur “11 Maji" në Jagodinë; Qendra e Shkollës së Mesme "Nexhad Ibrshimoviq" në Ilijash; Shkolla e Mesme "Isa Boletini" në Vorë, Shqipëri; Shkolla e Mesme "Prenk Jakova" në Gjakovë; dhe SEPUGS "Vasil Antevski" Dren, në Shkup.
“Nxënësit dhe mësimdhënësit e këtyre shkollave janë pjesë e familjes së RYCO-së. Ata i realizuan këmbimet midis të rinjve, kontribuuan në zhvillimin e metodologjisë për mësimin dhe dialogun ndërkulturor dhe e përfaqësojnë nocionin se arsimi zyrtar ka rol për të luajtur në bashkimin e të rinjve dhe mbështetjen e tyre në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes në rajon. Ky projekt mbështetet nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Ndërtim të Paqes, në partneritet me UNDP-në, UNFPA-në dhe UNICEF-in në Shqipëri dhe po promovohet përmes fushatës "Të rinjtë frymëzohen nga paqja" që do të zhvillohet në mbarë rajonin gjatë majit të vitit 2021”, thuhet në njoftimin e “Të rinjve të inspiruar nga paqja”.
{gallery}