Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Familjet Deli dhe Muçolli kërkojnë dënimin e krimeve në Abri e Poklek

Pjesëtarët e familjes Deliu nga Abria dhe ajo Muçolli nga Pokleku i komunës së Drenasit sot kanë dorëzuar një kërkesë që të ndryshojë ligji për Gjykatën Speciale.

Ata, siç transmeton kp, kërkesën e tyre e kanë dorëzuar te presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministri Isa Mustafa.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tyre në kuadër të Ligjit për Gjykatën Speciale të krijohet mundësia që edhe masakrat që janë bërë nga ana e Serbisë në Kosovë të trajtohet në këtë Gjykatë.

Ymer Deliu, i cili në masakrën e Obrisë ka humbur të gjithë anëtarët e familjes së tij bashkë edhe me disa nga anëtarët e familjes Muçolli që janë masakruar në Poklek janë duke qëndruar në Kuvend deri siç kanë thënë ata në realizimin e kërkesave të tyre.

i cili në masakrën e Abrisë ka humbur gruan, fëmijët, babanë, nënën si dhe anëtarë të familjes tha se familja e tij edhe pas 17 vitesh kërkon drejtësi por që deri më tani asgjë nuk është bërë për këtë masakër as nga UNMIK-u e as nga EULEX-i.