Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Familjarët thonë se motivi i vrasjes së dy vëllezërve ishte hajnia

Dy vëllezërit, Shani dhe Bahri Maloku janë vrarë në orët e para të së premtes në përpjekje për ta mbrojtur shtëpinë nga hajnat, raporton KTV.

Së paku ky është versioni që japin dëshmitarët e ngjarjes.

Kur janë dërguar në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në Malishevë, është konstatuar vdekja e njërit prej viktimave, ndërsa tjetri ka vdekur gjatë rrugës për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kushëriri i tyre, Hysni Maloku, ishte bashkë me ta kur ndodhi ngjarja. Ai thotë se kishin qenë dy persona dhe u kishin drejtuar armën disa herë.

Lidhur me rastin, Policia Rajonale në Gjakovë ka intervistuar disa persona, dy prej të cilëve u është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Edhe Të dyshuarit për vrasjen e vëllezërve janë nga i njëjti fshat Kronikë Të dyshuarit për vrasjen e vëllezërve janë nga i njëjti fshat

Por, derisa në polici thonë se ende nuk dihet motivet, familjarët thonë se arsye ishte vetëm vjedhja.

I ndjeri, Shani Maloku, ishte pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe shërbente në kazermën e FSK-së në Pomozetin, në Regjimentin e Mbrojtjes Civile, ndërsa vëllai Bahriu ishte punëtor fizik.