“E dimë se kush jeni” shkruhej në një prej pllakateve që protestuesit shpalosën mëngjesin e së shtunës në Gjakovë.
Në të majtë ishte fotografia e Momir Stojanoviqit, pjesë e ushtrisë serbe në luftën në Kosovës, e më vonë deputet në Serbi, dhe djathtas ishte Gjokica Stanojeviq, dikur kryetar i Komunës së Gjakovës, raporton KTV.
Ata ishin në krye të listës së personave që këta protestues i fajësojnë për krimet në Gjakovë, dhe si çdo 6 janar, kishin dalë për të mos lejuar ardhjen në kishë të pelegrinëve serbë, në prag të krishtlindjeve ortodokse.
Dhe, sipas organizatorëve, qëllimi i protestës, ishte të rikujtoheshin edhe një herë autorët dhe krimet e tyre. Por, siç edhe ishte paralajmëruar, pelegrinë nuk pati.
Kjo nga familjarë të dëshmorëve e të viktimave civile, u cilësua si një fitore.
Edhe
Shpallet e mbyllur protesta e gjakovarëve për largimin e Stanojeviqit
Së fundmi, Prokurorisë Themelore në Gjakovë iu dorëzua një kallëzim penal ndaj ish-kryetarit Gjokica Stanojeviq, lëndë që iu përcoll Prokurorisë Speciale, derisa janë paralajmëruar edhe të tjera në ditët e ardhshme.
Protestat e 6 janarit në Gjakovë ndër vite kanë arritur të grumbullojnë deri në mijëra persona, disa prej të cilave kanë rezultuar edhe me të arrestuar e dëme materiale.
-
Ani pse pelegrinët serbë nuk vijnë, në Gjakovë do të organizohet kundërshtimi tradicional
-
Nis në Gjakovë protesta kundër vizitës së pelegrinëve serbë
-
Nesër protestohet në Gjakovë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë, të dyshuar për krime lufte
-
Paralajmërohet protestë në Gjakovë për 6 janar kundër “kriminelëve serbë nën petkun e pelegrinëve”