Në oborrin e shtëpisë në Drenoc të Deçanit, Imer Nitaj e kalon pjesën më të madhe të kohës, duke u kujdesur për pemët e llojllojshme që ka mbjellë.
Krasitja është një ndër proceset e punës me pemët, të cilin fermeri i njohur për prodhimin e materialit fidanor e bën falë temperaturave të favorshme të shkurtit.
Në një hapësirë brenda oborrit të shtëpisë, deçanasi ka grumbulluar me mijëra trupa fidanësh.
Kultivuesi i prodhimeve frutore drunore nuk është i vetëm në këtë punë. Ai shoqërohet nga vajza e djali i tij.
Që të tre së bashku, me të përfunduar punën me pemët e mbjella në shtëpi, nisen për një destinacion tjetër.
Edhe
Krasitja e drunjve, procesi që mban kryeqytetin më të gjelbër dhe më të sigurt
Është Vokshi, fshati i afërt i Drenocit, aty ku Nitaj së bashku me djalin e tij Dinin, kryejnë krasitjen e shartimin e pemëve.
Punën prej fermeri fidanishtesh e bën thuajse në çdo parcelë të Deçanit, pasi që, siç thotë Nitaj, e njeh çdo cep të asaj ane.