Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Familja Bytyçi kërkon zbardhjen e vrasjes së djemve në Serbi

Zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Trump kanë paralajmëruar largim të forcave amerikane nga Kosova në rast se nuk merret një vendim për heqje të taksës dhe nëse Prishtina zyrtare nuk përkushtohet plotësisht për paqe me Serbinë.

Qëndrimin e senatorëve amerikanë e kanë shpërndarë edhe emisari special i Trumpit për dialogun, Richard Grenell, dhe këshilltari për Siguri Kombëtare i Trump, Robert O’Brien.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndaj këtij presioni amerikan drejt Kosovës kanë reaguar familjarët e vëllezërve Bytyçi, të cilët kanë kërkuar nga Richard Grenell dhe David Perdue që t’i bëhet presion edhe Serbisë për zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyçi, të cilët ishin shtetas amerikanë.

Në reagimin e bërë ndaj David Perdue, kujtohet fakti që Serbia ka vrarë tre vëllezërit Bytyçi dhe se Beogradi ka dështuar që të hedhë dritë mbi këtë rast për vite të tëra.

Ndër të tjera thonë se SHBA-ja duhet të kushtëzojë mbështetjen për Serbinë me zbardhjen e vrasjes së tre vëllezërve Bytyçi.

{gallery}