Mes lotësh e dhimbjeve, Driton Berisha pranoi eshtrat e babit të tij, për të cilin nuk kishte ditur asgjë për 27 vjet. Këtë të martë, shteti i Bosnjës ia dorëzoi familjes eshtrat e Rifat Berishës, i cili ishte vrarë në luftën e fundit në këtë shtet.
Dritoni ishte vetëm 7-vjeçar kur e kishte parë për herë të fundit babanë e tij, raporton KTV.
Ai inkurajon të gjithë ata që ende i kanë familjarët e zhdukur, që të mos dorëzohen dhe t’ kërkojnë ata. Dritoni shton se për këtë nuk u ka ndihmuar fare Qeveria.
Rifat Berisha kishte imigruar në Slloveni në vitet e '80, por, në vitin 1992, Rifati ia kishte mësyrë Kosovës për t’i rregulluar dokumentet e familjes së vet, për t’i marrë në Slloveni.
Për gruan e Rifatit ishte shumë e vështirë që t’i rriste e vetme 5 fëmijët, por më e vështirë se kjo për të ishte se deri tash vonë nuk dinte asgjë për fatin e bashkëshortit të saj.
Edhe
I zhdukur para 27 vitesh në Bosnje, kthehen në Kosovë eshtrat e Rifat Berishës
Eshtrat e Rifatit i pritën edhe shumë bashkëvendës të tij në fshatin e lindjes, Gurë Madh të Komunës së Malishevës. Të enjten, do të mbahet ceremonia e varrimit të tij.
E, në këtë komunë, 38 persona llogariten të zhdukur.
-
Pas 27 vjetësh i zhdukur, rivarroset në Malishevë Rifat Berisha
-
Familjarët ishin të bindur se në Zubin-Potok po fshiheshin eshtrat e të zhdukurve
-
Kthehen eshtrat e 8-vjeçarit që serbët e morën për t’ia “shëruar” plagët që ia shkaktuan
-
Lufta s’ka përfunduar ende për familjet që presin t’u zbardhet fati i të dashurve të zhdukur