Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Eurostat: Shqipëria e para për energjinë nga burimet e rinovueshme

Tiranë, 26 janar – Shqipëria është një nga vendet evropiane ku pjesa më e madhe e energjisë prodhohet nga burimet e rinovueshme, shkruan balkaneu.com.

Një fakt i tillë konfirmohet nga të dhënat e nxjerra nga Instituti Evropian i Statistikave (Eurostat), sipas të cilit, së bashku me Islandën, Shqipëria përfaqëson përqindjen më të lartë të këtij indeksi, respektivisht 69,4% dhe 72,6%, ndërkohë që në vendet e tjera kjo përqindje është më e vogël.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas ekspertëve, përdorimi i energjisë së pastër në Shqipëri është i lartë për shkak se vendi mbështetet 100% te prodhimi i hidrocentraleve.

Ndërkohë, në Bashkimin Evropian, kjo përqindje është vetëm 17, dy herë më i lartë se në vitin 2014.

Objektivi i Bashkimit Evropian është që deri në vitin 2020 të prodhojë 20% të energjisë nga burimet e rinovueshme, ndërkohë që në vitin 2030 kjo përqindje të jetë 27.