Në tregun e këmbimit valutor vendas, euroja e ka nisur javën dhe muajin mars në pozita të qëndrueshme në raport me lekun, ndërsa monedhat e tjera të huaja janë zhvlerësuar.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro dje është këmbyer me 122.74 lekë, në të njëjtën kuotë sa në fundjavë. Ndryshe ka ndodhur me dollarin amerikan që në krahasim me javën e kaluar ka njohur rënie.
Dollari amerikan është zhvlerësuar me 0.60 lekë, ndërsa paundi britanik ka humbur 1.89 lekë dhe franga zvicerane 0.19 lekë.
Sipas ekspertëve të fushës, luhatjet janë të lehta dhe brenda parashikimeve. Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.
|
Monedha kryesore |
Lekë për njësi të monedhës së huaj |
|||
|
Dollar amerikan |
USD |
110.78 |
-0.60 |
|
|
Euro |
EUR |
122.74 |
0.00 |
|
|
Poundi britanik |
GBP |
141.63 |
-1.89 |
|
|
Franga zvicerane |
CHF |
115.30 |
-0.19 |
|
-
Dollari fiton terren në raport me lekun, euro zhvlerësohet lehtë
-
Leku forcohet në raport me dollarin dhe humb terren ndaj valutave tjera
-
Leku forcon pozitat në raport me monedhat e huaja
-
Leku i qëndrueshëm ndaj euros, humb terren me valutat e tjera
-
Sot, dollari amerikan dhe paundi britanik humbasin terren kundrejt lekut