Tiranë, 20 dhjetor - Leku po vijon të forcojë pozitat kundrejt monedhave të huaja, në tregun e këmbimit valutor vendas.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë euro u këmbye me 122.98 lekë ose 0.10 lekë më pak se një ditë më parë, duke ‘prekur’ nivelin më të ulët në këto vitet e fundit. Ndërsa monedha e gjelbër amerikane thelloi sot zhvlerësimin me 0,73 lekë, krahasur me një ditë parë duke e sjellë dollarin në nivelin 107.20 lekë.
Aktorët e tregut shprehen se kërkesë-oferta për valutë po dominon ecurinë e tregut të lirë valutor, ndërsa vijon të reflektojë edhe ecurinë në bursat ndërkombëtare.
Një euro e ‘lirë’ favorizon kreditorët që të shlyejnë më lirë huatë e tyre që i kanë në këtë monedhë. Por nga ana tjetër, prek eksportuesit, pasi një euro e dobët ua ul të ardhurat si kundër favorizon importuesit, sepse me një euro më të lirë, mund të blejnë më lirë produktet që importojnë.
Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.
Edhe
Shqipëria nis përgatitjet për ta zëvendësuar lekun me euro
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 107.20 -0.73
Euro EUR 122.98 -0.10
Poundi Britanik GBP 136.03 -0.46
Edhe
Bitcoini shënon rritje rekorde
Franga Zvicerane CHF 108.59 -0.11
Lira Turke TRY 20.48 +0.29