Arbëri

Euro nuk ndryshon, dollari forcohet me 0.55 lekë

Në tregun valutor vendas, të enjten euro nuk ka ndryshuar vlerë në raport me lekut, duke u këmbyer në të njëjtën kuotë sa një ditë me parë, me 124.10 lekë.

Ndërsa monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.55 lekë dhe këmbehet me 104.93 lekë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, paundi britanik u forcua lehtë me 0.02 lekë dhe këmbehet me 136.57 lekë.

Franga zvicerane u ngjit në kuotën e 115.42 lekëve ose duke u forcuar me 0.47 lekë më shumë se një ditë më parë.

Banka e Shqipërisë e vlerëson këmbimin valutor të qëndrueshëm brenda pritshmërive të saj. Sipas BSH-së, luhatjet reflektojnë ecurinë e kërkesë ofertës, por edhe trendin në bursat ndërkombëtare/ATSH.

{gallery}