Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën, që përkon dhe me fillim muajin korrik, monedha e eurozonës e ka nisur javën në vlera relativisht të qëndrueshme duke u këmbyer me 122.25 lekë ose 0,15 lekë më pak se një ditë më parë dhe dollari amerikan ka forcuar pozitat me 0,15 lekë duke u këmbyer në kuotën e 108.16 lekëve.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë edhe paundi britanik është zhvlerësuar sot me 0,10 lekë duke arritur në kuotën 136.39 lekë. Ndërsa franga zvicerane ka humbur 0,31 lekë duke u këmbyer me 109.5 lekë. Dollari kanadez dhe ai australian janë rritur në vlerën përkatësisht të 82.41 lekëve dhe 75.60 lekëve.
Bankierët shprehen se luhatjet janë brenda parashikimeve të ndikuara nga sezonaliteti dhe pritshmërisë së treguesve ekonomik.
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 108.16 +0.15
Euro EUR 122.25 -0.15
Edhe
Leku forcon pozitat ndaj euros dhe dollarit
Poundi Britanik GBP 136.39 -0.10
Franga Zvicerane CHF 109.50 -0.32