Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

EULEX-i kthen gjyqtarin Vladimir Mikula në rastin e Azem Sylës

Pas tërheqjes nga kërkesa për kthimin e gjyqtares Nora Bllaca në trup gjykues, i cili po e gjykon ish-deputetin e PDK-së, Azem Syla, si dhe 38 të akuzuarit për krim të organizuar në rastin “Toka”, “EULEX” tash ka kthyer gjyqtarin tjetër, Vladimir Mikula, i cili ka qenë bashkë me Bllacën pjesë e trupit gjykues kur është zhvilluar hetimi i veçantë para dy vjetësh.

Krejt këtë, ky mision ndërkombëtar po e bën me qëllim që t`i ikë përsëritjes së tërë procesit gjyqësor.

Një gjë e tillë i është konfirmuar “Kohës Ditore” nga zëdhënësja e EULEX-it, Donika Berisha- Rizaj.

Megjithatë, ajo ka thënë se kthimi i gjyqtarit ndërkombëtar, Mikula nuk dihet nëse do të mjaftojë që të mos përsëritet procesi gjyqësor ndaj Sylës dhe të tjerëve.

“Sa i përket mundësisë se a do të përsëriten apo jo procedurat e deritanishme gjyqësore, tani për tani nuk është e mundur qe te konfirmohet apo mohohet kjo”, ka thënë zëdhënësja.

Edhe Gjyqtari i Speciales, Vladimir Mikula, kthehet për të gjykuar Azem Sylën Arbëri Gjyqtari i Speciales, Vladimir Mikula, kthehet për të gjykuar Azem Sylën

Bazuar në Kodin e Procedurës Penale, duhet së paku një gjyqtar, i cili ka marrë pjesë në trup gjykues gjatë hetimit të veçantë, të jetë i pranishëm kur të fillojë procesi i rregullt gjyqësor.

Koha Ditore, gjatë ditës ka raportuar për mundësinë e përsëritjes së këtij procesi gjyqësor pas dy vjetësh, pasi EULEX-i është tërhequr nga kërkesa drejtuar Këshillit Gjyqësor të Kosovës, që t`i mundësohet gjyqtares Bllaca për t`u kthyer në trup gjykues.

Gjyqtarja Bllaca së fundi ka kaluar nga Gjykata Themelore e Prishtinës në Gjykatë të Apelit.

Kryetari i trupit gjykues, Arcadius Sedek, gjatë seancës së fundit të mbajtur javë më parë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka thënë se po kërkojnë kthimin e gjyqtares Bllaca, meqë “në të kundërtën do të përsëriten të gjitha procedurat dhe ka rrezik që këtë gjykim nuk do të mund ta gjykojë EULEX-i deri në fund, pasi mandati i përfundon në qershor”.

Gazeta i është drejtuar Zyrës për Informim të EULEX-it, për të kuptuar arsyen e tërheqjes nga kërkesa. Zëdhënësja , Donika Berisha-Rizaj, ka thënë se janë tërhequr për shkak të së drejtës për gjykim të drejtë, por pa sqaruar më tutje rastin.

Edhe Rasti “Toka” mund të kthehet në pikën zero Kronikë Rasti “Toka” mund të kthehet në pikën zero

“Arsyeja e tërheqjes se kërkesës sa i përket caktimit te gjyqtares Nora Bllaca ne ketë rast, është qe te respektohet parimi i efikasitetit të drejtësisë përkatësisht, të së drejtës për gjykim të drejtë”, ka thënë ajo.

Gjyqtari Vladimir Mikula është në mesin e gjyqtarëve ndërkombëtarë, të caktuar muaj më parë në Gjykatën Speciale.