Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) të hënën e ka përfunduar zhvendosjen e selisë së tij në Zonën Industriale në Prishtinë.
Selia e re e EULEX-it do të vendoset në katin e pestë të ndërtesës së Capital Gate, ngjitur me Kompleksin ekzistues të EULEX-it për operacione dhe mbështetje, ku ndodhen elementet kryesore logjistike dhe operacionale të Misionit, ka njoftuar ky mision nëpërmjet një komunikate për media.
“Kjo zhvendosje po i forcon sinergjitë ekzistuese duke sjellë kështu përfitime të dukshme operacionale, logjistike dhe financiare. Për më tepër, ajo do të kontribuojë në zvogëlimin e gjurmës mjedisore të EULEX-it, pasi 60 për qind e nevojave totale të energjisë së ndërtesës së Capital Gate plotësohen nga gjenerimi prej paneleve diellore”, thuhet në njoftim.
Më tej bëhet e ditur se ndërtesa ku ka qenë e vendosur deri tani selia e EULEX-it do t'i dorëzohet pronarit të vet.
-
Antero Lopes emërohet shef i EULEX-it në Kosovë, e zëvendëson Barbanon
-
Barbano: Kriza politike po rrezikon institucionet, të formohen sa më shpejt
-
UNMIK-un e zëvendësojnë kosovarët, jo BE-ja
-
Barbano: Situata në veri stabile, ka nxitës të mundshëm për tensione
-
EULEX: Sfiduese, ngecja e rasteve të profilit të lartë